Ndërlidhjet

Nigeri: Dy të rrëmbyer u vranë gjatë përpjekjes për shpëtim


Pamje nga kryeqyteti i Nigerisë, Abuxha
Pamje nga kryeqyteti i Nigerisë, Abuxha
Politikanët italianë janë ankuar se kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, nuk është konsultuar me Italinë, para se ta miratonte përpjekjen e dështuar për shpëtimin e një britaniku dhe italiani në Nigeri.

Senatori italian, Lucio Malan, tha se italianët dëshironin ta dinë përse ata nuk janë konsultuar.

Personat e rrëmbyer në Nigeri, Kris Mekmanus dhe Franco Lamolinara, janë vrarë pasi dështoi përpjekja për shpëtim.

Të dy këta persona punonin për një firmë ndërtimore italiane.

Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, tha se ai e ka lejuar aksionin, pasi jetët e të rrëmbyerve ishin në “rrezik të menjëhershëm dhe në rritje”.

Sipas tij, duket se të rrëmbyerit ishin “vrarë nga rrëmbyesit e tyre, para aksionit” të shpëtimit.

Të dy inxhinierët e kompanisë italiane ishin rrëmbyer në pjesën veri-perëndimore të Nigersië, më 12 maj të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG