Ndërlidhjet

SHBA: Dy të vrarë në një spital psikiatrik


Pamje nga Pitsburgu (SHBA)
Pamje nga Pitsburgu (SHBA)
Nga të shtënat në klinikën psikiatrike të Universitetit në Pitsburg të Shteteve të Bashkuara, janë vrarë dy vetë dhe plagosur shtatë të tjerë.

Policia ka njoftuar se njëri nga të vrarët në incidentin e mbrëmshëm është personi që kishte shtënë me armë.

Është e paqartë se të vrarët a ishin pacientë, anëtarë të familjeve ose punëtorë.

Qendra mjekësore e Universitetit në Pitsburg tha se i ka pranuar disa pacientë nga të shtënat, por nuk e ka precizuar numrin e tyre dhe çfarë është gjendja e tyre shëndetësore.
XS
SM
MD
LG