Ndërlidhjet

Greqi: Evitohet falimentimi me marrëveshjen për borxhe


Ministri i financave i Greqisë, Evangelos Venizelos, para mbledhjes së djeshme të qeverisë

Ministri i financave i Greqisë, Evangelos Venizelos, para mbledhjes së djeshme të qeverisë

Greqia thotë se tash për tash e ka evtiuar falimentimin, pasi një numër i madh i kredituesve të saj privatë janë pajtuar të pranojnë humbje të mëdha në fletobligacionet e tyre.

Ministria e financave e Greqisë ka njoftuar sot se më se 83% e investuesve privatë, që kanë fletobligacione të lëshuara sipas ligjit grek, janë pajtuar që të marrin pjesë në marrëveshjen për këmbim të borxheve.

Greqisë i duhej minimum 75% e marrëvshjes me qëllim që të fitoj qasje te ndihma e re financiare ndërkombëtare prej 130 miliardë eurosh dhe ta evitoj shpalljen e falimentimit.

Sipas marrëveshjes, pronarët privatë të aksioneve greke e kanë pranuar humbjen në vlerë prej 53.5%.

Pritet që kjo masë ta zvogëloj borxhin e Greqisë për 107 miliardë euro.

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristine Lagard, tha se ajo beson se rreziku për krizë të re në eurozonë, tash për tash, është evituar.
XS
SM
MD
LG