Ndërlidhjet

logo-print

Marrëveshje e re SHBA – Afganistan për burgje

  • RFE /RL

Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët afganë dhe amerikanë thonë se është arritur një marrëveshje për transferin e burgjeve nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara, tek autoritetet afgane.

Ministria e jashtme e Afganistanit tha se memorandumi i mirëkuptimit pritet të nënshkruhet sot më vonë gjatë ditës në Kabul.

Në njoftimin e zyrtarëve nuk jepen detaje të tjera.

Çështja e transferit të burgjeve nën kontrollin amerikan ka qenë një çështje kontestuese ndërmjet qeverive të Shteteve të Bashkuara dhe Afganistanit.

Ka pasur raporte se për shkak të kësaj çështjeje ka dështuar arritja e marrëveshjes afatgjatë strategjike ndërmjet dy vendeve.(f. b.)
XS
SM
MD
LG