Ndërlidhjet

logo-print

Kroaci: U ratifikua Marrëveshja për anëtarësim në BE


Kryeministri i Kroacisë Zoran Millanoviq

Kryeministri i Kroacisë Zoran Millanoviq

Parlamenti i Kroacisë e ka ratifikuar sot hyrjen e këtij vendi në Bashkimin Evropian.

“20 vite prej pavarësisë ka ardhur koha që të bashkohemi”, tha kryeministri Zoran Millanoviq, duke e paraqitur para deputetëve marrëveshjen për anëtarësim në BE.

Të gjithë 136 deputetët e pranishëm e mbështetën marrëvshjen, e cila ishte nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar në Bruksel. Parlamenti i Kroacisë i ka 151 deputetë.

Në muajin janar, u mbajt referendumi për këtë çështje, në të cilin, poashtu, afro 66% e kroatëve e mbështetën hyrjen e Kroacisë në BE.

Pritet që Kroacia t’i bashkohet BE-së më 1 korrik të vitit 2013.
XS
SM
MD
LG