Ndërlidhjet

Itali: Presidenti e ka dënuar aksionin britanik në Nigeri


Presidenti italian Giorgjio Napolitano
Presidenti italian Giorgjio Napolitano
Presidenti i Italisë, Giorgjio Napolitano, e ka kritikuar qeverinë britanike që nuk e ka njoftuar Romën paraprakisht, se po planifikonte aksion ushtarak në Nigeri, për ta shpëtuar një britanik dhe një italian, që mbaheshin peng nga rrëmbyesit.

Të dy të rrëmbyerit ishin vrarë gjatë ndërhyrjes britanike.

Zoti Napolitano sot vlerësoi se aksioni i Britanisë ishte “i pashpjegueshëm” dhe tha se nga Londra është i domosdoshëm një “shpjegim politik dhe diplomatik”.

Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, tha se të dy personat e rrëmbyer ishin vrarë nga rrëmbyesit e tyre myslimanë gjatë ndërhyrjes në rajonin veriperëndimor në Nigeri.

Presidenti i Nigerisë, Gudlak Xhonatan, për këto vrasje e ka fajësuar grupin islamik Boko Haram, që ka ndërmarrë fushatë të dhunës në pjesën veriore të Nigerisë.
XS
SM
MD
LG