Ndërlidhjet

MPJ: Kosova dhe Mali i Zi i forcojnë marrëdhëniet dypalëshe


Ibrahim Gashi

Ibrahim Gashi

Mali i Zi është partner i rëndësishëm politik, ekonomik dhe kulturor i Kosovës, tha Ibrahim Gashi, zëvendës ministër i jashtëm i Republikës së Kosovës, pas vizitës së djeshme zyrtare në Mal të Zi.

Me këtë rast ai është takuar me sekretarin shtetëror në Ministirnë e jashtme të Malit të Zi, Nebojsha Kallugjeroviq, dhe me drejtorin politik për marrëdhënie dypalëshe, Ramiz Bashiq, ka njoftuar Ministria e jashtme e Kosovës.

Zoti Gashi ka thënë se tashmë ka hyrë në fuqi Ligji për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve, sipas të cilit komuniteti malazez përkufizohet i barabartë me të gjitha grupet kombëtare, etnike, kulturore, gjuhësore apo fetare, tradicionalisht të pranishme në Kosovë.
XS
SM
MD
LG