Ndërlidhjet

"BE po humb relevancën"


Flamuj të BE-së para ndërtesës së Komisionit Evropian
Flamuj të BE-së para ndërtesës së Komisionit Evropian
Bashkimi Evropian po humb “relevancën e vet” në fushën e politikës së jashtme, ka thënë ministri i jashtëm finlandez Erki Tuomioja, transmeton DPA.

Ai në takimin me homologët e tij nga BE-ja, ka tërhequr vërejtjen se përkushtimi dhe angazhimi i shteteve anëtare për të punuar së bashku është më i vogël sesa përpara.

Takimi i mbajtur në Kopenhagë vjen disa orë pasi që gazeta Financial Times shkruajti se në BE ka gatishmëri që të nërrohet shefja e diplomacisë evropiane Ketrin Eshton me ndonjë britanik tjetër të profilit të lartë, si pjesë e marrjes së mbështetjes së Londrës për paktin disiplinor të buxhetit të BE-së.

Por, Tuomioja tha se faji nuk bie mbi Eshtonin dhe kabinetin e saj, por mbi të gjitha 27 vendet e BE-së.

“Ajo që aktualisht po humbim është relevanca. Kush e dëgjon BE-në”, ka thënë ai para gazetarëve, për të akuzuar më pas shtetet anëtare se “përdorin BE-në vetëm kur iu përshtatet, sepse përndryshe vazhdojnë me qasjen kombëtare ndaj diplomacisë".

“Po që se duam që shtetet tjera të sillen në formën e caktuar- të respektojnë të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit- atëherë duhet të kemi një mesazh unik për të gjitha vendet anëtare dhe jo të dërgojmë mesazhe kundërthënëse”, ka shtuar ai.

Ministrat tjerë kanë këkruar më shumë durim me agjencinë e Eshtonit, e cila nisi punën dy vjet më parë.

I pyetur nëse ajo ka bërë punë të mirë deri tash, ministri i Jashtëm gjerman Guido Vestervelle është përgjigjur thjesht “po”.

“Gjithnjë ka hapësirë për prëmirësime”, ka thënë ministri polak për Çështjet Evropiane Mikolaj Dovgielevic.
XS
SM
MD
LG