Ndërlidhjet

Aktakuzë ndaj ish pjesëtarëve të "Beretave të Kuqe"


Ilustrim
Ilustrim
Prokuroria serbe ka akuzuar tetë ish paramilitarë se kanë organizuar rebelim kundër qeverisë pro-perëndimore në vitin 2001, nga i cili u dobësua kryeministri i atëhershëm Zoran Gjingjiq, dhe u krijuan rrethanat për vrasjen e tij dy vjet më vonë.

Në grup përfshihen personat kryesorë që kanë kryer atentatin e 2003-tës dhe tashmë po vuajnë dënimin 40 vjeçar.

Të tetë personat akuzohen se në nëtor të 2001-ës, me makinat e Beretave të tyre të Kuqe kishin bllokuar një rrugë kryesore të Beogradit duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të brendshëm.

Kreu i shërbimeve sekrete dhe ndihmësi i tij, qenë detyruar që të japin dorëheqje atëbotë, me qëllim që të zhbllokohej rruga.

Nga grupi, Milorad Ulemek, Zvezdan Jovanoviq dhe Dushko Mariçiq tashmë vuajnë dënimin për vrasjen e kryeministrit Zoran Gjinigjiq.

Pesë të tjerët qenë arrestuar në shtator të 2011-ës.

Beretat e Kuqe janë shpërbërë pas vrasjes së Gjingjiqit.

Njësiti i Operacioneve Speciale qe formuar nën regjimin e Millosheviqit dhe ka luftuar në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë në vitet e ‘90-ta në përpjekje për të përhapur firkën në mesin e joserbëve.
XS
SM
MD
LG