Ndërlidhjet

Presidenti amerikan Barak Obama e ka thirrur presidentin e sapozgjedhur Vlladimir Putin për të zhvilluar kështu bisedën e parë që kur Putin i fitoi në zgjedhjet kundërthënëse ruse të 4 marsit.

Agjencia AFP citon zëdhënësin presidencial Xhosh Ernest të ketë thënë se Obama e ka thirrur Putinin ndërsa udhëtonte me aeroplanin Air Force One.

Të dhëna të tjera të bisedës nuk janë bërë publike.

Por, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha të enjten se SHBA po shikon të vazhdojë lidhjet me Rusinë “pavarësisht se kush është president”.
XS
SM
MD
LG