Ndërlidhjet

Shtohen përpjekjet diplomatike për Sirinë


Siri
Siri
Përpjekje të shtuara diplomatike pritet të shtunën për të ndaluar aksionet e presidentit sirian Bashar al Asad ndaj kryengritësve.

I dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe në Siri, pritet të takojë Asadin në Damask të shtunën, ndërsa ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe do të zhvillojnë bisedime me homologun e tyre rus Sergei Lavrov në Kajro.

Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton përsëriti të premten thirrjen e saj për Rusinë- një nga aleatet e mbetura të Sirisë, që të luajë një rol konstruktiv në zgjidhjen e krizës.

Klinton po ashtu i kërkoi ushtrisë së Sirisë që të mos hapë zjarr ndaj popullit të saj, pas raporteve për të paktën 45 të vdekur në Siri, kryesisht në qytetin e kapluar nga dhuna, Homsin, por edhe në Idlib.

Të paktën dy gjeneralë sirianë, raportohet se kane dezertuar dhe janë larguar në Turqinë fqinje.
XS
SM
MD
LG