Ndërlidhjet

Sheshel në spital, shtyhet gjykimi


Vojisllav Sheshel
Vojisllav Sheshel
I akuzuari për krime lufte në Tribunalin e Hagës, Vojisllav Sheshel është hospitalizuar të premten duke shtyrë për të paktën dy ditë, argumentin përmbyllës në gjykimin e tij.

Zëdhënësja e Tribunalit Nerma Jelaçiq konfirmoi se Sheshel gjendet në spital.

Politikani nacionalist serb gjendet në paraburgim, që kur u dorëzua tetë vjet më parë.

“Mund të konfirmoj se Sheshel është transferuar në një objekt spitalor civil. Nuk mund të ofrojë detaje tjera për gjendjen e tij shëndetësore”, i ka thënë Jelaçiq, agjencisë së lajmeve, DPA.

Sheshel akuzohet për krimet e kryera gjatë luftërave në ish Jugosllavi në vitet e ’90-ta.

Prokuroria ka kërkuar dënimin prej 28 vjetësh për të.
XS
SM
MD
LG