Ndërlidhjet

Protesta masive anti-Putin


Moskë, 5 mars 2012.

Moskë, 5 mars 2012.

Rusia pritet të vërshohet nga protestat masive, që kundërshtojnë zgjedhjen e Vladimir Putinit në postin e presidentit.

Autoritetet kanë dhënë leje për tubimin e 50,000 protestuesve në rrugët kryesore të Moskës.

Protestat vijnë në vazhdën e kundërshtimeve të vazhdueshme të opozitës ruse, të cilat u rritën dukshëm pas zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit, në të cilat, partia e Putinit, Rusia e Bashkuar, fitoi shumicën.

Policia ndaloi më shumë se 500 njerëz në Moskë dhe Shën Petërsburg gjatë protestave që zunë vend një ditë pas zgjedhjeve presidenciale të 4 marsit.

Putini pritet të marrë udhëheqjen e presidencën në muajin maj, ndërsa në këtë post ka shërbyer edhe dy mandate të tjera, në periudhën 2000-2008.
XS
SM
MD
LG