Ndërlidhjet

Sllovakia voton në zgjedhjet parlamentare


Ilustrim
Ilustrim
Në Sllovaki kanë nisur zgjedhjet parlamentare, ku 26 parti kandidojnë për vende në legjislaturën sllovake.

Tri nga katër partitë e koalicionit rrezikojnë të dështojnë arritjen e 5 për qind të votave, të nevojshme për ulëset në parlament.

Zgjedhjet vijnë pas një raporti që ka rrjedhur nga shërbimi shtetëror i inteligjencës, i cili flet për ryshfete të mëdha, të paguara për marrëveshje të privatizimit dhe kontrata të tenderëve.

Akuzat rrjedhin nga periudha 2005-06, kur Mikulas Xhurinda ishte kryeministër.

Xhurinda tani është ministër i Jashtëm, ndërsa partia e tij, Unioni Demokratik dhe i Krishterë, është pjesë e koalicionit qeverisës.

Social-Demokratët e opozitës pritet të shënojnë fitore.
XS
SM
MD
LG