Ndërlidhjet

Izraeli vret 10 palestinezë


Foto arkivi
Foto arkivi
Sulmet izraelite në Rripin e Gazës kanë vrarë të paktën dhjetë palestinezë, përfshirë një udhëheqës të lartë militant.

Sipas burimeve në Izrael, sekretari i përgjithshëm i Komiteteve të Rezistencës Popullore, Zohaur al-Kaisi, është qëlluar pasi "ka planifikuar sulme kundër shtetit hebre".

Lëvizja islamike, Hamas, e cila kontrollon Gazën, ka konfirmuar viktimat.

Sulmet izraelite erdhën pasi palestinezët lëshuan dhjetëra raketa dhe mortaja në jug të Izraelit.
XS
SM
MD
LG