Ndërlidhjet

Zgjedhje parlamentare në Abkhazi


Pamje nga zgjedhjet për presidentin e Abkhazisë.

Pamje nga zgjedhjet për presidentin e Abkhazisë.

Qytetarët e Abkhazisë – rajonit separatist të Gjeorgjisë – po votojnë në zgjedhjet parlamentare.

Rreth 150 kandidatë garojnë për legjislaturën prej 35 ulësesh.

Zgjedhjet – të cilat nga Gjeorgjia nuk njihen si të ligjshme – vijnë shtatë muaj pas zgjedhjeve të parakohshme presidenciale, që u fituan nga Aleksander Ankvab.

Zgjedhjet monitorohen nga OJQ-të e vendeve anëtare të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura.

Abkhazia është njohur si e pavarur nga Moska pas konfliktit të 2008-ës ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë.

Prej asaj kohe, vetëm Venezuela, Nikaragua, Nauru dhe Tuvalu kanë njohur pavarësinë e rajonit.
XS
SM
MD
LG