Ndërlidhjet

Të hënën mblidhet Katërshja e Lindjes së Mesme


Ilustrim

Ilustrim

Kombet e Bashkuara thonë se Katërshja e Negociatorëve të Lindjes së Mesme – Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – do të takohet të hënën për të diskutuar procesin e ngecur të paqes ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve.

Nga deklarata që ka bërë publike OKB-ja mësohet se sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, Ban Ki-mun, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, dhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të mblidhen në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ndërsa shefja për politikë të jashtme e BE-së, Kethrin Eshton, do të marrë pjesë përmes video-konferencës.

Nuk është e qartë nëse grupi planifikon të lëshojë ndonjë deklaratë për të inkurajuar rinisjen e bisedimeve ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve.
XS
SM
MD
LG