Ndërlidhjet

Dhjetëra të arrestuar në Moskë


Moskë, 10 mars 2012.

Moskë, 10 mars 2012.

Policia e Moskës ka arrestuar dhjetëra persona në protestat që kundërshtonin zgjedhjen e Vladimir Putinit në postin e presidentit.

Lideri i Frontit të Majtë, Sergei Udaltsov, është në mesin e të arrestuarve që kanë bërë përpjekje të marshojnë jashtë protestës së lejuar nga autoritetet ruse.

“Ne nuk i njohim si të ligjshme autoritetet aktuale, Dumën e zgjedhur dhe as presidentin e zgjedhur. Andaj, duhet të veprojmë”, ka thënë Udaltsov.

Në sheshin Novi Arbat, protestuesit kanë mbajtur balona dhe shirita të bardhë, për të nxjerrë në pah, siç është thënë, mashtrimet e zgjedhjeve presidenciale të 4 marsit dhe të atyre parlamentare, që u mbajtën në dhjetor të vitit të kaluar.

Policia ka shtuar dukshëm prezencën, me rreth 2,500 pjesëtarë në detyrë.

Protesta më të vogla janë raportuar edhe në qytete të tjera të Rusisë.

Putin ka fituar zgjedhjet presidenciale me 63 për qind të votave.
XS
SM
MD
LG