Ndërlidhjet

Asad: “Terroristët” bllokojnë zgjidhjen


Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad.

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad.

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, i ka thënë të dërguarit të Kombeve të Bashkuara dhe të Ligës Arabe, Kofi Anan, se qeveria e tij është e gatshme për “përpjekje të ndershme” për t’i dhënë fund dhunës, porse ka fajësuar “terroristët” për bllokimin e zgjidhjes.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA citon Asadin të ketë thënë se dialogu politik nuk mund të jetë i suksesshëm, përderisa “ka grupe të armatosura terroriste që shkaktojnë kaos dhe jostabilitet”.

Në Kajro, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka takuar homologët e Ligës Arabe, për të diskutuar krizën në Siri.

Lavrov u ka thënë diplomatëve arabë se Moska “nuk mbron asnjë regjim”, duke tentuar të mbrojë qëndrimin e Rusisë për bllokimin e rezolutave që dënojnë dhunën në Siri.

Ndërkohë, aktivistët e opozitës thonë se të paktën 12 persona janë vrarë të shtunën, në një operacion të forcave të sigurisë në qytetin Idlib.

Shifrat e Kombeve të Bashkuara flasin për mbi 7,500 të vrarë që nga shpërthimi i protestave antiqeveritare në Siri, në mars të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG