Ndërlidhjet

Izetbegoviq merr kryesimin e presidencës


Anëtari i Presidencës trepalëshe të Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq.
Anëtari i Presidencës trepalëshe të Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq.
Anëtari i Presidencës trepalëshe të Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, ka marrë të shtunën kryesimin rotativ të presidencës.

Izetbegoviq do të kryejë detyrën e kryetarit për herë të parë që nga formimi i përbërjes së re të presidencës, në tetor të 2010-ës.

Ai e ka marrë detyrën nga Zhelko Komshiq.

Rotacioni bëhet në bazë të Kushtetutës së Bosnjës dhe secilit anëtar i lejon kryesimin për tetë muaj.

Pas Izetbegoviqit, funksionin do ta marrë Nebojsha Radmanoviq.
XS
SM
MD
LG