Ndërlidhjet

Shkup, arrestohen sulmuesit e nxënësve shqiptarë


Ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska.

Ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka njoftuar ndalimin e personave që të mërkurën sulmuan rreth 15 nxënës shqiptarë.

Sipas njoftimit të ministres së Brendshme, Gordana Jankullovska, nxënësit janë sulmuar nga 7 persona të moshës mes 17 dhe 18-vjeçare dhe ndaj tyre do të ngrihen padi penale.

Jankullovska tha se MPB-ja ka kërkuar nga Prokuroria Publike që ndaj këtyre personave të shqiptohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ajo gjithashtu njoftoi ndalimin edhe të disa personave tjerë, përgjegjës për incidentet që pasuan sulmin ndaj nxënësve shqiptarë.

Sulmi ndodhi në një autobus urban derisa nxënësit shqiptarë po ktheheshin nga shkolla.

Pesë nga nxënësit e sulmuar u mbajtën për disa ditë në spital për shkak të plagëve serioze.

Akti i këtillë shkaktoi reagime të shumta dhe një varg incidentesh tjera të karakterit ndëretnik.
XS
SM
MD
LG