Ndërlidhjet

Protestë në kujtim të Gjingjiqit


Ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Gjingjiq.
Ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Gjingjiq.
Rreth 20,000 njerëz kanë protestuar të shtunën në Beograd, në kujtim të kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq, i cili është qëlluar për vdekje nëntë vjet më parë.

Marshi është organizuar nga partia opozitare e liberal-demokratëve, e cila udhëhiqet nga njëri prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Gjingjiqit, Çedomir Jovanoviq.

Qytetarët kanë marshuar në rrugët kryesore të Beogradit, para se të hidhnin lule në vendin ku është vrarë Gjingjiqi më 12 mars të viti 2003.

Gjingjiqi ka mbështetur Serbinë drejt Evropës, pas përmbysjes së Sllobodan Millosheviqit në revoltën popullore të tetorit 2000.

Organizatori i vrasjes dhe snajperisti që e ka realizuar atë janë dënuar me nga 40 vjet burg.
XS
SM
MD
LG