Ndërlidhjet

Vriten 33 militantë në Jemen


Jemen - Pamje nga arkivi
Jemen - Pamje nga arkivi
Zyrtarët e Jemenit thonë se sulmet ajrore kanë vrarë të paktën 33 militantë të dyshuar të Al Kaidës në jug të vendit.

Burimet e cituara nga agjencitë perëndimore të lajmeve, thonë se 27 militantë janë vrarë dhe 55 të tjerë janë plagosur të premten vonë nga avionët luftarakë të SHBA-së, në provincën Al Bajda.

Përfshirja e aeroplanëve amerikanë nuk ka mundur të konfirmohet.

Në valën e dytë të sulmeve, që ka ndodhur të shtunën, avionët jemenas kanë sulmuar pozicionet e Al Kaidës pranë Jarit, duke vrarë gjashtë militantë.

Sulmet ajrore kanë qenë të parat prej vrasjes së 185 ushtarëve më 4 mars nga pjesëtarë të Al Kaidës në provincën Abjan.
XS
SM
MD
LG