Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 11 marsin në vite…

  • RFE /RL

Shkatërrimet e cunamit në Japoni...

Shkatërrimet e cunamit në Japoni...

2011 - Japonia goditet nga tërmeti dhe cunami shkatërrues. Katastrofa shkaktoi rrjedhje radio-aktive në tre reaktorë të energjisë bërthamore në Fukushima.

1544 – Lind poeti italian Torkuato Taso. Ai mbahet mend për poemën e tij epike “Çlirimi i Jerusalemit”, një tregim i idealizuar mbi Kryqëzatën e Parë.

1820 – Vdes zbuluesi skocez, Sir Aleksandër McCansey. Ai vendosi rrugën tregtare nga territoret e ngrira të Veriperëndimit në Oqeanin Paqësor në bregdetin perëndimor në vitin 1793.

1851 – Jepet në Venecie shfaqja e parë e operës së Xhuzepe Verdit, “Rigoleto”.

1935 – Hermman Gering krijon zyrtarisht forcat ajrore gjermane “Luftëaffe”.

1955 – Vdes Sir Aleksandër Fleming, bakteriolog skocez, i cili në vitin 1928 zbuloi penicilinën.

1957 – Vdes Richard Berd, oficer i marinës amerikane, piloti i parë.

1960 – Lëshohet nga Kepi Kanaverell në orbitën rreth Diellit, “Pionier V”.

1981 – Në Kosovë fillojnë demonstratat e studentëve për liri, ku shtrohet hapur kërkesa “Kosova Republikë”.

1985 – Mihail Gorbatçov bëhet kryetar i Bashkimit Sovjetik, pas vdekjes së Constantin Cernenkos. Në moshën 54-vjeçare, ai ishte anëtari më i ri i Byrosë Politike sunduese.
XS
SM
MD
LG