Ndërlidhjet

Japonia shënon përvjetorin e cunamit


Pasojat e cunamit të 11 marsit, 2011, në Japoni.

Pasojat e cunamit të 11 marsit, 2011, në Japoni.

Japonia të dielën shënon përvjetorin e parë të tërmetit dhe cunamit shkatërrues, që më 11 mars të 2011-ës goditën brigjet verilindore të këtij vendi, duke vrarë mbi 19,000 persona dhe duke shkaktuar krizën më të rëndë bërthamore në botë në një çerek shekulli.

Vendi ka mbajtur një moment heshtje për të shënuar kohën e saktë të katastrofës.

Ceremonia kryesore do të mbahet në Teatrin Kombëtar të Tokios dhe do të ndiqet nga Perandori i Japonisë, Akihito, dhe kryeministri Joshihiko Noda.

Tërmeti me magnitudë 9.0, më i fuqishmi që kur kanë nisur matjet, ka shkaktuar aksident të rëndë bërthamor në reaktorin Fukushima Daiçi.

Rreth 325,000 njerëz përreth zonës kanë mbetur në strehime të përkohshme.
XS
SM
MD
LG