Ndërlidhjet

Santorum fiton Kansasin


Kandidati i republikanëve, Rik Santorum.

Kandidati i republikanëve, Rik Santorum.

Rik Santorum ka fituar me shumicë dërrmuese zgjedhjet republikane në shtetin e Kansasit.

Kryesuesi i kandidatëve republikanë për zgjedhjet presidenciale, Mit Romni, nuk ka bërë fushatë në Kansas, ndërsa rivali Nju Gingriç ka anuluar udhëtimin e planifikuar në këtë shtet, për t’u koncentruar në zgjedhjet e ardhshme në Alabama dhe Misisipi.

Gara e republikanëve për t’u bërë sfidues të presidentit Barak Obama në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit, mund të arrijë në luftën ndërmjet Santorumit dhe Romnit.

Fitoret eventuale të Santorumit në Alabama dhe Misisipi mund të përjashtojnë Gingriçin, ndërkohë që në garë vazhdon të jetë edhe Ron Poll.

Duke luftuar për Shtëpinë e Bardhë, tani në Oqeanin Paqësor, Romni ka mbledhur delegatë të tjerë gjatë fundjavës.

Ai ka fituar të nëntë delegatët në territorin Guam dhe nëntë të tjerë në Ishujt Mariana – afro 13,000 kilometra larg Uashingtonit.

Kandidatët duhet të fitojnë 1,144 delegatë për të arritur nominimin presidencial në konventën kombëtare të partisë, që do të mbahet në Tampa të Floridës, në muajin gusht.

Romni, tash për tash, kryeson me më shumë se 400 delegatë.
XS
SM
MD
LG