Ndërlidhjet

Ushtari amerikan vret 7 afganë


Ilustrim me pamje nga arkivi
Ilustrim me pamje nga arkivi
Zyrtarët afganë thonë se të paktën 7 persona janë vrarë të dielën nga një ushtar amerikan në Kandahar.

Zyrtari për media i provincës, Javid Ahmad Faisal, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se numri total i të vrarave dhe plagosurve është 15.

“Në incidentin me të shtëna, 15 banorë janë vrarë dhe plagosur. Megjithatë, numri i viktimave nuk është ende i qartë. Ekipi i hetimeve ka shkuar në vendngjarje për të kuptuar se përse ushtari ka qëlluar civilët”, ka thënë Faisal.

NATO menjëherë ka kërkuar falje për viktimat. Në deklaratën e Aleancës thuhet se “ky është një incident për keqardhje”.

Ushtari i paidentifikuar i Shteteve të Bashkuara ka dalë jashtë bazës së tij dhe ka shtënë drejt shtëpive të afganëve në fshatin Panjvai.

Disa zyrtarë ushtarakë u kanë thënë privatisht mediave se ushtari më pas u është dorëzuar autoriteteve në bazën e tij.

Po sipas disa mediave, ushtari mund të ketë vuajtur nga sulmi nervor.

Banorët lokalë janë tubuar pranë bazës ushtarake për të protestuar kundër vrasjeve.

Vrasjet e civilëve të kryera nga forcat ndërkombëtare, që luftojnë kryengritësit talibanë, kanë qenë burim i fërkimeve të shpeshta në mes të Qeverisë afgane dhe aleatëve të saj perëndimorë.

Vrasjet e së dielës vijnë vetëm pak javë pas djegies së Kuranit në një bazë ushtarake të SHBA-së në Afganistan. Incidenti kishte shkaktuar protesta të dhunshme në vend dhe kishte nxitur kërkim-faljen e presidentit amerikan, Barak Obama.
XS
SM
MD
LG