Ndërlidhjet

Maqedoni: “Luftë” mes Kushtetueses dhe Kuvendit


Ndërtesa e gjykatës në Shkup (Foto arkiv)...

Ndërtesa e gjykatës në Shkup (Foto arkiv)...

Rikthimi i ligjeve në institucionin ligjvënës - Parlamentin e Maqedonisë, të cilat paraprakisht i ka abroguar(shfuqizuar) Gjykata Kushtetuese, flet për qasjen joserioze të institucionit ligjvënës gjatë miratimit të ligjeve, thotë Mersim Maksuti, ekspert për çështje kushtetuese.

Sipas Maksutit, lufta ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe Parlamentit flet qartë për tendencën për degradim të ndërsjellë ndërmjet institucioneve që çon kah kriza institucionale

“Gjykata, në fakt, ka rolin të shërbejë si arbitër kundrejt dy pushteteve tjera. Rasti i fundit i kthimit të ligjeve, të cilat tashmë i ka abroguar Gjykata Kushtetuese dhe sërish në një formë tjetër Parlamenti i kthen në fuqi dhe përpiqet të imponojë një vullnet politik edhe ndaj Gjykatës Kushtetuese. Ky vullnet është për ta vënë para aktit të kryer (Gjykatën), për të pranuar zgjidhjet ligjore, të cilat me ndryshime të vogla, por përmbajtje të njëjtë, nuk kanë të bëjnë fare me konceptin e demokracisë dhe funksionimin e shtetit juridik. Aty cenohet pavarësia e gjyqësorit dhe funksionimi i shtetit juridik”, vlerëson Maksuti.

Eksperti Maksuti potencon se Gjykata Kushtetuese duhet pasur shumë kujdes në shfuqizimin e ligjeve, veçanërisht në rastet kur preken interesat e qytetarëve shqiptarë, meqë në këtë institucion nuk është inkorporuar Parimi i Badinterit (votimit të dyfishtë).

Edhe kryeparlamentari i përbërjes së parë parlamentare, Stojan Andov, konsideron se është e pakuptimtë që Parlamenti t’i shqyrtojë ligjet, të cilat i ka shfuqizuar Gjykata Kushtetuese. Në këtë formë, siç shprehet ai, atakohet demokracia.
Thjesht, derisa Parlamenti kundërshton vendimet e Kushtetueses, flet qartë se në ç’nivel është pavarësia e gjyqësorit.


Nuk mund të zhvillohet betejë argumentesh në foltoren e Parlamentit se është ose jo i favorshëm miratimi i një ligji të caktuar, përderisa Gjykata Kushtetuese e ka abroguar si antikushtetues. Thjesht, derisa Parlamenti kundërshton vendimet e Kushtetueses, flet qartë se në ç’nivel është pavarësia e gjyqësorit”, thekson Andov, deputeti më i vjetër në Parlament.

Paraprakisht, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Branko Naumovski, kishte kërkuar nga institucionet shtetërore të respektojnë vendimet e institucionit që kujdeset për Kushtetutën e vendit.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Branko Naumovski, kishte kërkuar nga Kuvendi që ligjet, të cilat i shfuqizon kjo gjykatë, në forma të njëjta, mos t’i kthejë për shqyrtim, duke apostrofuar së fundmi rastin me Ligjin për lustrim.
Të mos ndërtohet një kulturë e atillë politike që kur Gjykata Kushtetues të ndalojë ndonjë gjë, përsëri ta sjellin.


“Gjykata Kushtetuese, pasi ka abroguar ligje ose pjesë të caktuara të ligjeve në disa raste, të njëjtat ligje, me ndryshime të vogla ishin sjellë nga Kuvendi. Ne nuk na mbetet asgjë tjetër përpos që të veprojmë në të njëjtën mënyrë, siç kemi vepruar herën e parë - ajo ndodhi me Ligjin për lustrim”.

“Ka edhe disa ligje të tilla, sigurisht nëse vijnë, gjyqi do të veprojë në mënyrë të njëjtë për ato vendime. Për këto çështje duhet të mendojë pak Kuvendi dhe kur vepron për vendimet tona, të njëjtat duhet të respektohen. Të mos ndërtohet një kulturë e atillë politike që kur Gjykata Kushtetues të ndalojë ndonjë gjë, përsëri ta sjellin. Për mua ajo është mosrespektim i Gjykatës Kushtetuese”,
shpjegon Naumovski.

Ndryshe, në raportet e progresit të Komisionit Evropian Maqedonia disa herë është kritikuar për mosrealizimin e reformave, si dhe ndërhyrjen e politikës në sistemin gjyqësor.
XS
SM
MD
LG