Ndërlidhjet

Dhjetëra militantë të vrarë në Jemen


Jemen - foto arkivi
Jemen - foto arkivi
Luftëtarët e dyshuar të Al Kaidës kanë qenë në shënjestër të sulmeve ajrore në Jemen. Ndërmjet 18 dhe 45 militantë besohet të kenë humbur jetën gjatë fundjavës.

Sulmet kanë qëlluar pozicionet e tyre në Bajada dhe Jar. Ato thuhet të jenë kryer nga avionë të telekomanduar të SHBA-së, porse nuk ka pasur konfirmim të pavarur.

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ka mohuar të komentojë rolin e Amerikës në sulme.

SHBA e konsideron degën e Al Kaidës në Jemen si njërën nga më të rrezikshmet.
XS
SM
MD
LG