Ndërlidhjet

logo-print

Stefanoviqi i “ankohet” Kuperit


Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq.

Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq.

Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, ka thënë se Prishtina duhet t’i ndalojë përpjekjet e saj për t’iu imponuar “qytetarëve të Serbisë” targat dhe dokumentet personale të Kosovës”.

Në lidhje me këtë, ai ka thënë se do të bisedojë me ndërmjetësin evropian në bisedime, Robert Kuper, përmes video-linkut.

“Me Kuperin do të bisedojmë për disa probleme që janë shfaqur ndërkohë dhe që paraqesin abuzime të Prishtinës kur janë në pyetje targat e qytetarëve tanë në Kosovë dhe dokumentet e tyre”, ka thënë Stefanoviq për mediat serbe.

Sipas tij, një praktikë e tillë “duhet të marrë fund”.

Autoritetet kosovare dhe ato të misionit evropian EULEX kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë qarkullimin e automjeteve me targa të vjetra serbe, duke thënë se të gjithë qytetarët e Kosovës që ngasin automjete, duhet që nga 1 qershori t’i kenë tabelat “KS” ose “RKS”, letërnjoftimin dhe lejen e vozitjes të Kosovës.
XS
SM
MD
LG