Ndërlidhjet

Anan optimist, “vështirësitë mbeten”


I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan.
I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan.
I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan, ka thënë se është optimist pas raundit të dytë të bisedimeve me presidentin sirian, Bashar al-Asad, por ka pranuar se mund të jetë e vështirë arritja e marrëveshjes së paqes.

“Do të jetë e vështirë. Do të jetë e vështirë, por duhet të kemi shpresë”, u ka thënë Anan gazetarëve në Damask.

Në bisedimet e së shtunës me Asadin, ky i fundit ka hedhur poshtë çdo dialog politik, derisa, siç ka thënë, “grupet e armatosura terroriste” mbeten aktive.

Luftimet ndërmjet kryengritësve dhe forcave ushtarake kanë vazhduar edhe në fundjavë. Aktivistët thonë se rreth 60 disidentë janë vrarë në Idlib.

Protestat antiqeveritare dhe dhuna në Siri kanë nisur që në mars të vitit të kaluar. Kombet e Bashkuara thonë se mbi 7,500 persona kanë humbur jetën në trazira, shumica nga ta civilë.
XS
SM
MD
LG