Ndërlidhjet

logo-print

Japonia kujton viktimat e cunamit


Tokio, 11 mars 2012.

Tokio, 11 mars 2012.

Qytetarët anembanë Japonisë kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit dhe cunamit.

Fatkeqësia e 11 marsit, 2011, shkaktoi vdekjen e mbi 19,000 personave dhe katastrofën më të madhe bërthamore në botë, në një çerek shekulli.

Perandori Akihito, Perandoresha Miçiko dhe kryeministri Joshihiko Noda qëndruan në heshtje së bashku me qindra njerëz të tjerë, të veshur në të zeza, në ceremoninë që u mbajt në teatrin Kombëtar të Tokios.

Noda tha se populli japonez ka tejkaluar shumë fatkeqësi në të kaluarën dhe u zotua për rindërtimin e zonës përreth centralit Fukishima.

Rrjedhja radio-aktivi nga centrali ka shkaktuar rrezatim të zonës në nivele të larta. Hapësira prej 20 kilometrash nga uzina bërthamore mbetet e pabanuar.
XS
SM
MD
LG