Ndërlidhjet

Dy shpërthime në Diell


Ilustrim
Ilustrim
Dy shpërthime në Diell kanë dërguar në hapësirë grimca të elektrizuara dhe sasi të mëdha të plazmës, të cilat, kur të arrijnë në Tokë, mund të ndikojnë në komunikimet satelitore.

Shpërthimet janë përfshirë në kategorinë e klasës M dhe kanë ndodhur të shtunën dhe të dielën.

Sipas mediave amerikane, ato janë të fundit në mesin e shpërthimeve të fuqishme në zonën AR1429 të Diellit, e cila ka qenë aktive sidomos javën që shkoi.

Plazma dhe grimcat e elektrizuara pritet të arrijnë në Tokë të hënën.

Stuhia diellore që ka ndodhur të enjten e kaluar, ka qenë më e dobët seç pritej.

Sipas klasifikimeve shkencore, shpërthimet e Diellit ndahen në pesë kategori: A, B, C, M dhe X; shpërthimet e A-së janë më të dobëta, ndërsa ato të X-it më të fortat.
XS
SM
MD
LG