Ndërlidhjet

logo-print

Perëndimi bën "luftë psikologjike"


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad.

Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad.

Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, ka thënë se sanksionet e vendeve perëndimore, për shkak të programit të tij bërthamor, “nuk shkaktojnë asgjë tjetër, pos ndikimit psikologjik”.

“Thonë se të gjitha opsionet janë në tavolinë. Në rregull, le të jenë në tavolinë derisa të kalben”, ka thënë Ahmadinexhad gjatë fjalimit në qytetin Karaxhi, në perëndim të Teheranit.

Ai ka deklaruar se të gjitha kërcënimet e Perëndimit janë “luftë e pastër psikologjike”, pasi “ekonomia iraniane është më e fortë, ashtu si edhe vullneti i popullit”.

Ahmadinexhad ka thënë se, nëse fuqitë botërore duan marrëveshje për programin bërthamor të Iranit, ato duhet të heqin dorë nga kërcënimet dhe të respektojnë të drejtat legjitime të Republikës Islamike.

Perëndimi ka vënë një sërë sanksionesh ndaj Iranit, për shkak të aktivitetit të tij atomik. Ato godasin sidomos bankën e tij qendrore dhe industrinë iraniane të naftës. Izraeli po ashtu ka kërcënuar se mund të godasë objektivat bërthamore të Teheranit.

Ky i fundit thotë se programi i tij atomik ka qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG