Ndërlidhjet

Gaza: Nga sulmet izraelite – dy të vrarë


Polici i Hamasit i inspekton mbetjet e veturës pas një sulmi izraelit më 9 mars

Polici i Hamasit i inspekton mbetjet e veturës pas një sulmi izraelit më 9 mars

Punëtorët mjekësorë thanë sot se nga sulmet ajrore izraelite gjatë natës, në hapësirën Khan Junis, janë vrarë së paku dy palestinezë.

Ushtria e Izraelit ka konfirmuar se i ka sulmuar gjashtë caqe, përfshirë edhe atë, që një zyrtar ushtarak izraelit e quajti “goditje direkte” në një militant, “disa momente” para se ai të sulmonte me predhë.

Prej 9 marsit, kur Izraeli e vrau një militant të lartë palestinez, nga Rripi i Gazës në Izrael janë hedhur afro 120 raketa, ndërsa Izraeli i ka bërë dhjetëra sulme në Gaza.

Shërbimet emergjente në Gaza, që udhëhiqen nga Hamasi, thanë se prej 9 marsit kanë rënë “20 martirë” dhe janë plagosur 68 vetë.
XS
SM
MD
LG