Ndërlidhjet

Sarkozi kërcënohet me daljen e Francës nga Shengeni


Nikollas Sarkozi
Nikollas Sarkozi
Presidenti i Francës, Nikollas Sarkozi, gjatë një fjalimi të mbrëmshëm, tha se ai do ta tërheq vendin e tij nga zona Shengen, nëse Bashkimi Evropian nuk bënë progres në bllokimin e imigrimit ilegal.

Sarkozi, që aktualisht po bënë fushatë për zgjedhjet presidenciale, u tha mbështetësve në një tubim në një lagje të Parisit, se imigrimi i pakontrolluar do t’i shkatërroj përpjekjet evropiane për integrimin e atyre njerëzve, që hyjnë në këtë kontinent dhe do t’i pengoj rrjetet e mbrojtjes sociale për personat, që kjo përkujdesje u duhet.

“Ne nuk mund të pranojmë të jemi subjekt i mangësive të kufijve të jashtëm të Evropës”, tha Sarkozi, duke shtuar se reforma e legjislacionit aktual të imigrimit e BE-së, është “e vetmja mënyrë për shmangien” e këtij problemi në Evropë.
XS
SM
MD
LG