Ndërlidhjet

logo-print

Kofi Anan largohet nga Siria pa marrëveshje


Kofi Anan në bisedë me presidentin Bashar al-Asad

Kofi Anan në bisedë me presidentin Bashar al-Asad

I dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Anan, është larguar mbrëmë nga Damasku, pa e siguruar një marrëveshje për ndaljen e dhunës në Siri.

Pas dy ditësh të bisedimeve me presidentin e Sirisë, Bashar al-Asad, zoti Anan tha se ka prezentuar “propozime konkrete” për ndaljen e goditjes qeveritare dhe kryengritjes, nga e cila, sipas vëzhguesve, prej marsit të vitit të kaluar janë vrarë 8500 vetë.

Në bisedimet me Ananin, të shtunën, presidenti Asad, e ka refuzuar çfarëdo dialogu politik, derisa, siç tha ai “grupet e armatosura terroriste” mbeten aktive në këtë vend.

Qeveria e Sirisë i ka vazhduar sulmet në provincën veriore Idlib dhe në disa qytetet të tjera, me ç’rast raportohet se janë vrarë disa persona.
XS
SM
MD
LG