Ndërlidhjet

Londër: Padi për sekretarin e jashtëm Uilliem Hejg


Sekretari i jashtëm britanik, Uilliem Hejg

Sekretari i jashtëm britanik, Uilliem Hejg

Sekretari i jashtëm i Britanisë, Uilliem Hejg, është paditur nga një person, i ati i të cilit është vrarë në Pakistan, nga një sulm ajror i aeroplanit pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara.

Avokatura Leigh Day and Co, me seli në Londër, ka konfirmuar se do të ndërmarrë aksion juridik kundër zotit Hejg, në emër të personit Nur Khan, i ati i të cilit, Malik Daud Khan, ishte vrarë nga sulmi i aeroplanit pa ekuipazh në një territor fisnor në Pakistan, vitin e kaluar.

Kjo avokaturë tha se ka prova “të besueshme dhe të pasfiduara” se Hejg “po zhvillon politikë të kalimit të inteligjencës te zyrtarët ose agjentët e qeverisë së Shteteve të Bashkuara”.

Avokatura planifikon të kërkoj shqyrtimin e rastit se anëtarët e personelit, që punojnë për Selinë e Komunikimeve të Geverisë së Britanisë, që është qendra kryesore e monitorimit të inteligjencës në këtë vend, mund ta kenë shkelur ligjin, pasi ata janë të klasifikuar si civilë jo luftarë, dhe mund të ndiqen juridikisht.

Riçard Stein, nga kompania Leigh Day and Co, tha nëpërmjet një kumtese, se mund të jetë rasti që sekretari i jashtëm “e ka keqkuptuar një ose më tepër parime të ligjit ndërkombëtar për imunitetin qeveritar, për ata që janë të involvuar në sulmet e armatosura në emër të shtetit”.
XS
SM
MD
LG