Ndërlidhjet

Jemen: Sulme ajrore amerikane kundër al-Kaidës


Aeroplani luftarak amerikan F-16
Aeroplani luftarak amerikan F-16
Zyrtarët ushtarakë të Jemenit kanë thënë mbrëmë se nga sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara janë vrarë së paku 18 militantë të al-Kaidës.

Këta zyrtarë të Jemenit, që folën me kushte anonimiteti, thanë se cak i këtyre sulmeve ishte baza e këtij grupi terrorist në malin Khanfar, afër qytetit Xhar, në provincën jugore Abjan, që është nën kontrollin e militantëve të al-Kaidës.

Zyrtarët e Jemenit nuk kanë dhënë shumë detaje për këto sulme, por kanë vlerësuar se Shtetet e Bashkuara i kanë lansuar ato pasi ushtria e Jemenit nuk ka aftësi për aksione të tilla ajrore gjatë natës.

Agjencia Frans Pres ka cituar banorët lokalë, që kanë thënë se aeroplanët e Shteteve të Bashkuara dhe të Jemenit, i lansuan sulmet në provincat Abjan dhe al-Bajda, më 9 dhe 10 mars, duke vrarë 33 militantë të al-Kaidës.

Grupi militant Ansar al-Sharia e ka konfirmuar sulmin në një mesazh të shkruar dhe tha se ishin vrarë edhe tre luftëtarë të tij.

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara nuk i kanë komentuar këto zhvillime në jug të Jemenit.
XS
SM
MD
LG