Ndërlidhjet

logo-print

NATO në gjendje gatishmërie


Afganistant, mars, 2012

Afganistant, mars, 2012

Forcat e NATO-s në Afganistan janë vënë në gjendje gatishmërie pasi që talibanët janë zotuar se do të hakmirren pas vrasjes së 16 civilëve nga një ushtar amerikan.

Presidenti amerikan Barak Obama i ka telefonuar homologut të tij afgan, Hamid Karzai dhe ka premtuar se fajtorët do të japin përgjegjësi.

Karzai e ka përshkruajtur sulmin si “vrasje të qëllimshme të civilëve” për të shtuar se sulmi “është i pafalshëe”.

Parlamenti afgan ka kërkuar nga SHBA që të “dënojë keqbërësin” dhe ta vë para gjyqit publik.

Duke i quajtur ushtarët amerikanë “të sëmurë mendorë”, talibanët janë zotuar se do të hakmerren për vrasjet.

Ambasada Amerikane në Kabul e ka paralajmëruar personelin amerikan në Afganistan që të ketë kujdes ndaj sulmeve hakmarrëse.
XS
SM
MD
LG