Ndërlidhjet

KE nuk komenton paralajmërimin e Sarkozit


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarë nga Komisioni Evropian nuk kanë komentuar deklaratën e presidentit francez, Nikolas Sarkozi për tërheqjen e mundshme të Francës nga zona e Shegnenit.

Ai gjatë një gjatë një fjalimi të mbrëmshëm, tha se do ta largojë vendin e tij nga zona Shengen, nëse Bashkimi Evropian nuk bën përparim në bllokimin e imigrimit ilegal.

Por, komisionerja e BE-së për Drejtësi dhe Çështje të Brendshme, Sesilja Mastrom, tha se Komisioni nuk komenton fushatat zgjedhore të vendeve anëtare.

“Komisioni Evropian nuk e ka zakon që të komentojë mbi fushatat zgjedhore të ndonjë shteti anëtar. Ne aktualisht po negociojmë propozimet e bëra nga Komisioni në muajin shtator me kërkesë të Këshillit Evropian, përfshirë të gjitha vendet anëtare, për të përforcuar sistemin e vlerësimit dhe për të rritur besimin në zonën e Shengenit dhe për të promovuar qarkullimin e lirë. Këto negociata po zhvillohen në mes të Këshillit dhe Parlamentit Evropian”, ka thënë komisionerja e BE-së për Drejtësi dhe Çështje të Brendshme, Sesilja Malstrom.

Sarkozi, që aktualisht po bënë fushatë për zgjedhjet presidenciale, u tha mbështetësve në një tubim në një lagje të Parisit, se “imigrimi i pakontrolluar do t’i shkatërrojë përpjekjet evropiane për integrimin e atyre njerëzve, që hyjnë në këtë kontinent dhe do t’i pengojë rrjetet e mbrojtjes sociale për personat, të cilëve iu duhet kjo përkujdesje.”
XS
SM
MD
LG