Ndërlidhjet

Merkel: Tërheqja më 2014, e pasigurt


Kancelraja gjermane, Angela Merkel, gjatë vizitën në Afganistan, 12 mars
Kancelraja gjermane, Angela Merkel, gjatë vizitën në Afganistan, 12 mars
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se nuk është e qartë nëse Gjermania do të tërheqë trupat nga Afganistani në vitin 2014, siç është planifikuar nga misioni i udhëhequr nga NATO-ja.

Duke folur gjatë një vizite që iu bëri trupave gjermane në Mazar- Sharif të Afganistanit, Merkel tha se ajo dhe të tjerët mbështesin tërheqjen e planifikuar. Por, kjo tërheqje sipas saj ende nuk është plotësisht e sigurt.

Komentet e kancelares vijnë në kohën kur dhuna dhe paqendrueshmëria po vazhdojnë të godasin pjesë të ndryshme të Afganistanit.

Talibanët kanë kërcënuar se do të hakmerren ndaj sulmit të një ushtari amerikan, i cili vrau 16 civilë në provincën e Kandaharit.

Merkel është shprehur e “shokuar” ndaj aktit, të cilin e ka quajtur “të tmerrshëm”.

Gjermania aktualisht i ka rreth 5 mijë trupa që shërbejnë në Afganistan në kuadër të misionit të udhëhequr nga NATO, ISAF.
XS
SM
MD
LG