Ndërlidhjet

Gazetarët malazezë kërkojnë ndihmën e BE-së


Ilustrim
Ilustrim
Më shumë se një mijë gazetarë dhe qytetarë malazezë janë nënshkruar një peticion përmes të cilit i kanë kërkuar BE-së që të bëjë presion ndaj qeverisë për t’i mbrojtur më shumë gazetarët.

Peticioni i është dërguar zyrtarëve të lartë të BE-së, disa ditë pasi që sulmues të panjohur rrahën para shtëpisë së saj në Podgoricë një gazetare që shkruante për krimin e organizuar.

Policia ka premtuar se do të gjejë sulmuesit, por sipas gazetarëve, edhe sulmet e tilla në të kaluarën kanë mbetur pa u zbardhur.

Ata thonë se BE duhet t’i bëjë më shumë presion qeverisë, që të fillojë “konfrontimin me krimin e organizuar dhe të mbrojë gazetarët dhe mediat, që guxojnë të flasin hapur”.
XS
SM
MD
LG