Ndërlidhjet

Hoxhaj mban fjalim në Parlamentin Evropian


Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në vizitë zyrtare në Strasburg.

Gjatë vizitës dy ditore, Ministri Hoxhaj do të zhvillojë takime me shumë deputetë të Parlamentit Evropian, si dhe diplomatë e përfaqësues të tjerë të lartë të mekanizmave të Bashkimit Evropian, thuhet në njoftimin për media te kabinetit të tij.

Ministri Hoxhaj, sipas njoftimit, po ashtu, do të marrë pjesë në një seancë të Parlamentit Evropian, në të cilën do të diskutohet për Kosovën.

“Në këtë seancë, ministri Hoxhaj do të mbajë një fjalim, në të cilin do të paraqesë gjendjen në Kosovë, do të informojë eurodeputetët për progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Kosovë si dhe do të paraqesë objektivat dhe prioritetet e institucioneve të Kosovës për konsolidimin e vazhdueshëm të shtetit në të gjithë territorin e shtetit”, thuhet në njoftimin për media.

Ministri Hoxhaj “do të kërkojë nga PE-ja vazhdimin e mbështetjes për Kosovës, me theks të veçantë në proceset integruese në BE”.
XS
SM
MD
LG