Ndërlidhjet

Pa incidente, por me situatë të brishtë


Shkup...
Shkup...
Pas një varg rrahjeve gjatë disa ditëve të kaluara, dhe shfaqjes së dhunës , të dielën, Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka shënuar incidente të reja.

Nga ky dikaster gjithashtu është bërë e ditur se policia po punon në zbardhjen e incidenteve, me ç’rast disa persona janë arrestuar, ndërsa kundër disave janë ngritur padi penale për "dhunë", por janë lëshuar, ngase bëhet fjalë për persona të mitur.

Ndërkohë vazhdon edhe prezenca e përforcuar e policisë në terren me qëllim që të parandalohen incidente të reja eventuale.

Por, deputeti i partisë shqiptare në opozitë, Izet Zeqiri konsideron se përderisa nuk zbardhen tërësisht këto raste, gjegjësisht kush dhe cilat ishin motivet e konflikteve mes të rinjve të dy etnive, qetësia mbetet e brishtë.

Partitë politike nuk mund të deponojnë kapital propagandistik qetësues në këtë situatë kur MPB nuk i ka nxjerrë para ligjit të gjithë ata të cilët me maska morën pjesë në incidentet ku u ushtrua dhunë. Do të thotë, do të qetësohej situata sikur opinioni publik, të gjithë këta njerëz, do të silleshin para organeve të drejtësisë në formë më transparente”, thotë Zeqiri.

Nga ana tjetër LSDM e Maqedonisë vlerëson se institucionet e sistemit duhet të angazhohen më shumë në drejtim të krijimit të mirëbesimit mes dy etnive dhe jo autoritete politike dhe ata komunale, siç ka kërkuar ministrja e punëve të brendshme.

U bëjmë thirrje institucioneve të shtetit të jenë të përgjegjshme në krijimin e mirëbesimit dhe instalimin e një stabiliteti të qëndrueshëm në vend, ngase pavarësisht sa angazhohemi ne si përfaqësues politikë, po dhe autoritetet e pushtetit vendor në ato komuna të cilat drejtohen nga opozita , është e pamjaftueshme e gjithë kjo nëse kreu shtetëror nuk angazhohet për një gjë të këtillë me seriozitet dhe jo vetëm në formë deklarative”, thekson deputeti i LSDM Oliver Spasenovski.

Ndryshe deputeti i BDI-së Nexhat Jakupi, thotë se gjendja ngadalë po qetësohet.

Evidente është se këto incidente në esencë kanë mosdurimin ndëretnik , kjo situatë e tensionuar urgjentisht duhet të ndërpritet dhe natyrisht se deklaratat e përgjegjshme të të gjithë faktorëve, dhe jo vetëm ata, duhet të kontribuojnë jo vetëm për qetësimin, tejkalimin, por edhe të konflikteve të motivuara etnikisht”, thotë Jakupi.

Këshilltari i dy ish presidentëve për çështje të sigurisë, Stevo Pendarovski vlerëson se politikëbërja në Maqedoni me vite të tëra i kanë lënë pas dore marrëdhëniet ndëretnike.

Vet fakti se liderët e koalicionit Aahmeti dhe Gruevski takohen disa ditë ose unë do të thosha javë të tëra, pas incidenteve, flet qartë se politikëbërja në Maqedoni me vite të tëra i ka lënë pas dore marrëdhëniet ndëretnike”.

Ata dy takohen rrallë, dhe vetëm kur behet fjalë për çështje të madhe, siç ishin rastet e Hagës. Njerëzit e parë të BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së duhet së paku dy herë në javë të takohen. Integriteti i institucioneve të shtetit është shumë i rëndësishëm. Ato duhet të jenë të pavarura dhe të veprojnë në mënyrë të paanshme, duke mos bërë dallime etnike”, vlerëson këshilltari i dy ish presidentëve për çështje të sigurisë, Stevo Pendarovski.
XS
SM
MD
LG