Ndërlidhjet

Fuqitë botërore dënojnë regjimin sirian


Pamje nga Këshilli i Sisgurimit
Pamje nga Këshilli i Sisgurimit
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban ki Mun, ka hapur sot një takim të Këshillit të Sigurimit në Nju Jork, duke i bërë thirrje presidentit sirian Bashar al-Asad që të punojë “në ditët e ardhshme” me propozimet e paqes të OKB-së dhe Ligës Arabe.

Duke kritikuar qeverinë siriane, se nuk po mbron popullin e vet, Ban, ka thënë se “operacionet e turpshme" po vazhdojnë.

“I apeloj Këshillit të Sigurimit që të bashkohet fuqishëm në ndalimin e dhunës dhe të mbështesë misionin e z Anan për të ndihmuar Sirinë të dalë nga pragu i katastrofës. Kjo është jetësore për popullin e Sirisë dhe për tërë rajonin”, ka thënë Ban.

Ndërkohë, ministri i jashtëm francez Alen Zhype kërkoi që liderët sirianë të përballen me drejtësinë ndërkombëtare për shkak të aksioneve të tyre vdekjeprurëse kundër protestave opozitare.

Ai i kërkoi Rusisë dhe Kinës, që të pajtohen për një rezolutë të OKB-së e cila do të dënonte dhunën në Siri.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se Rusia është “thellë e shqetësuar” për situatën në Siri.

Në takim po marrin pjesë përfaqëues nga Rusia, SHBA, Britania, Gjermania dhe Franca.
XS
SM
MD
LG