Ndërlidhjet

logo-print

Takohen Atifete Jahjaga dhe Abdullah Gyl

  • RFE /RL

Atifete Jahjaga gjatë një takimi me homologun turk Abdullah Gyl

Atifete Jahjaga gjatë një takimi me homologun turk Abdullah Gyl

“E ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit është në Bashkimin Evropian dhe ato duhet ta ndihmojnë njëra tjetrën në proceset integruese”, ka thënë presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga gjatë një takimi me homologun turk Abdullah Gyl.

Në një njoftim për media të kabinetit të presidentes, thuhet se takimi ka ndodhur në Stamboll, në të cilin, presidentja Jahjaga ka vlerësuar ndihmën dhe përkrahjen e Turqisë për Kosovën.

Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, sipas njoftimit për media, theksoi përkushtimin e vendit të tij për të thelluar më tej bashkëpunimin politik e ekonomik ndërmjet Kosovës e Turqisë.

Ai citohet të ketë thënë se “shteti turk do të vazhdojë ta përkrahë njohjen dhe konsolidimin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, në të gjitha forumet rajonale dhe ndërkombëtare”. (a.i.)
XS
SM
MD
LG