Ndërlidhjet

Jeremiq: Kosova s'ka vend në Këshillin e Evropës


Vuk Jeremiq
Vuk Jeremiq
Ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiq, ka thënë se nuk bëhet fjalë që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

Ai ka bërë këto komente pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të këtij mekanizmi, Torbjorn Jagland.

Sipas Jeremiqit, KE është një organizatë që mbledh shtetet, e sipas tij, Kosova nuk është shtet.

Serbia sipas tij do të kundërshtojë fuqishëm çdo përpjekje të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Do të shfrytëzojmë të gjitha resurset diplomatike që këtë ta pengojmë. Kosova është pjesë e Serbisë dhe kjo është e shkruar në rezolutën 12 44. Këshilli i Evropës është organizatë që mbledh shtete dhe Kosova aty nuk ka vend”, ka thënë Jeremiq.

Ai ka sqaruar se tashmë janë ndërmarrë disa hapa, që marrëveshja mes Kosovës e Serbisë për bashkëpunim rajonal, të mos kuptohet në mënyrën e gabuar.

Diplomacia serbe, sipas tij ka ndërmarrë hapa duke u kërkuar shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, që të mos ndryshojnë qëndrim.(a.i.)
XS
SM
MD
LG