Ndërlidhjet

logo-print

BE- takim për Greqinë e Spanjën


Ilustrim

Ilustrim

Ministrat e financave nga vendet e eruzonës po takohen në Bruksel për të disktuar finalizimin e mundshëm të pakos së dytë të shpëtimit në vlerë prej 130 miliardë eurosh për Greqinë.

Athinës i duhet pakoja e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar para 20 marsit, me qëllim që të shmangë dështimin në larjen e borxheve.

Rruga për ndihmën u hap, pasi që kredituesit privatë grekë u pajtuan që të marrin pjesë në marrëveshjen për këmbim të borxheve.

Megjithatë, diplomatët kanë thënë se nuk është e qartë nëse vendimi për dhënien e pakos financiare do të merret të hënën.

Ministrat po ashtu diskutojnë statusin financiar të Spanjës, pasi kryeministri Mariano Rahoj, njoftoi në fillim të këtij muaji se Spanja nuk do të arrijë objektivin për deficitin buxhetor të 2012-ës, siç ishte pajtuar me BE-në.

Ishte dashur që deficiti të jetë 4.4 për qind të GDP-së, dhe jo, 5.8 për qind siç pritet të jetë.
XS
SM
MD
LG