Ndërlidhjet

logo-print

Irani ndalon ceremoninë për fituesin e Oskarit


Pejman Madi, njëri nga aktorët, në filmin "Ndarja"

Pejman Madi, njëri nga aktorët, në filmin "Ndarja"

Autoritetet iraniane kanë refuzuar lejen për të mbajtur një ceremoni për nder të regjisorit, i cili ia siguroi Iranit, çmimin e parë Oskar, në muajin e kaluar.

Agjencia iraniane e lajmeve, ILNA raportoi se ceremonia e planifikuar është anuluar papritur, pasi që organizatorët e ngjarjes- Qendra për Regjisorët e Kinemasë Iraniane dhe Këshilli i Lartë i Producentëve të Kinemasë Iraniane- nuk kanë lëshuar lejen e nevojshme.

Filmi “Ndarja” i Asghar Farhadit, raportohet se është pritur keq nga disa konservatorë, për shkak se i ka shpalosur problemet e shoqërisë iraniane, si pabarazinë gjinore dhe dëshirën e shumë njerëzve që të braktisin vendin.

Teherani ka mirëpritur Oskarin e Asgharit si një triumf ndaj Izraelit.

Një film izraelit po ashtu ka qenë i nominuar për Oskar në të njëjtën kategori.
XS
SM
MD
LG